Eurodeputetja italiane në mitingun e PD, Berisha: Jemi drejt fitores, Rama në panik nga kr*met

Eurodeputetja italiane Erica Mazzeti ishte e pranishme sot në mitingun e PD me qytetarë të Njësisë, 1, 3 dhe 14 në kryeqytet. Berisha shprehu mirënjohjen ndaj Mazzetti-t për mbështetjen ndaj PD-së, teksa konfirmoi rëndësinë që partia e tij i jep ruajtjes së marrëdhënieve me Italinë dhe trashëgimisë politike të Silvio Berlusconit.

”E nderuar zonja Erica Mazzeti, mikeshë e shquar e PD, Shqipërisë dhe shqiptarëve, përfaqësuese e Forza Italia dhe Parlamentit Europian, e pranishme sonte midis nesh, një mirënjohje të pakufishme ndaj jush. Dua t’u informoj miq se mikeshën tonë, e cila erdhi në mbështetjen tonë në ditët më të vështira, e falënderova edhe para 2 mijë delegatëve në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane me gjithë zemër.

E garantoj se për mua dhe PD-në, vazhdimi i asaj miqësie dhe bashkëpunimi të vendosur me të pavdekshmin Silvio Berluskoni është një prioritet shumë i madh. Por edhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona mike, midis Shqipërisë dhe Italisë, qëndrojnë në krye të përparësive tona”, u shpreh Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?