“Euronews”: Azili, refuzim 98% të kërkesave të shqiptarëve

 

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është pamja e parë e shtëpisë për shumë shqiptarë. Por ulja në të nuk të nuk është një moment i lumtur për të gjithë”, nis reportazhi i rrjetit prestigjoz "Euronews", për çështjen e azilit të shtetasve shqiptarë në Gjermani. Mijëra njerëz janë kthyer sipas tij nga Gjermania, pas dështimit për një marrë azil.

“Ne shkojmë në Gjermani për të punuar dhe jo për të marrë përfitime sociale. Ne shkuam në një kamp refugjatësh. Kjo nuk ishte e drejtë, ata na treguan për vendimin, pas intervistës nuk na dhanë asnjë përgjigje, as pozitive as negative. Na morën nga kampi, na futën në një avion për të na sjellë përsëri në Shqipëri”, thotë një nga shqiptarët e kthyer në atdhe.

Më tej, "Euronews" thekson se Shqipëria është ndër vendet më të varfra të Evropës me të ardhura për frymë prej 280 euro në muaj. Shifrat zyrtare tregojnë rreth 98% e kërkesave për azil në vitin 2014 janë refuzuar, duke cituar autoritetet gjermane.

“Nga njëra anë, kriza greke ka shtyrë qytetarët shqiptarë drejt vendeve të BE, nga ana tjetër ata kanë krijuar një besim të rremë që po të largohen nga këtu mund të gjejnë një zgjidhje të lehtë, një zgjidhje ekonomike në vendet e tjera”, shprehet ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri. 12 oficerë nga policia federale gjermane janë vendosur në Shqipëri për të punuar me zyrtarët lokalë, në një përpjekje për të bindur emigrantët të mos largohen. “Ka shumë raste kur personat që janë kthyer nga Evropa kanë bërë krime këtu në Shqipëri”, flet gjithashtu Ermal Milori, shefi i Komisariatit për Kufirin e Migracionin në Rinas. 

SHKARKO APP