Europa e izoluar nga pandemia, ulet ndotja e ajrit

Pandemia e Covid-19 ka një dritë të vogël pozitive dhe lidhet me uljen e ndotjes së ajrit. Europianët po jetojnë nën kufizime të rrepta, duke shpresuar që virusi vdekjeprurës të kalojë së shpejti. Kufizimi në trafikun rrugor, udhëtimet ajrore dhe aktivitetet e tjera të biznesit ka çuar në ulje të ndotjes në disa qytete të mëdha, sipas imazheve të reja të publikuara nga Agjensia Europiane e Hapësirës. Një efekt i ngjashëm është regjistruar në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë.

Mësohet se në disa pjesë të Europës, nivelet e ndotjeve toksikë në ajër janë përgjysmuar. Përqendrimet mesatare të dioksidit të azotit (NO2) në ajër në provincën italiane të Bergamos, e cila është paralizuar plotësisht nga shpërthimi, ishin 47% më të ulëta javën e kaluar sesa gjatë të njëjtës javë të vitit të kaluar.

Nivelet e NO2 në Romë ishin 26% në 35% më të ulëta se në 2019. Pandemia ka pasur efekte të ngjashme në ndotjen e ajrit në Kinë, e cila ende renditet dobët në krahasimet globale të cilësisë së ajrit, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të qeverisë së saj për të zbutur ndotjen gjatë viteve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?