Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:23 Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme, duke theksuar se pjesëmarrja në përplasje të tilla përbën rrezik jo vetëm për personat…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Europa është në një test të rëndësishëm”, Di Maio: Nuk e keni idenë sa inkurajim ka pasur mbërritja e mjekëve nga Shqipëria

Aktualitet E hënë, 30 Mars 2020 23:16
“Europa është në një test të rëndësishëm”, Di Maio: Nuk e keni idenë sa inkurajim ka pasur mbërritja e mjekëve nga Shqipëria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, ndërsa ka falenderuar veçanërisht popullin shqiptar për suportin me 30 punonjës të shëndetësisë, Ministri i Jashtëm Italian Luigi di Maio, foli edhe mbi rëndësinë e bashkepunimit dhe unitetit mes vendeve të Europës.

Fevziu: Zoti ministër mirëmbrëma dhe mirëse erdhët në emisionin “Opinion” sot në mbrëmje.  

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Para 2 orësh
Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 3 orësh
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 4 orësh

Di Maio: Mirëmbrëma, është kënaqësi që po ndërhyrj në emisionin tuaj. Një përshëndetje për ju dhe për të gjithë popullin shqiptar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fevziu: Uroj nga zemra që kjo situatë të kalojë sa më shpejt në Itali dhe pa pasoja të mëdha për ju.

Di Maio: Jam i sigurt që do ja dalim, do ja dalim të gjithë së bashku dhe shumë faleminderit për kontributin që ka dhënë populli juaj, vendi juaj, për mjekët dhe infermierët që na keni dërguar.

Fevziu: Mendoj që 30 mjekë dhe infermierë nuk janë një shpëtim për Italinë, por mendoj që ishte një detyrë duke kujtuar gjithçka që Italia ka bërë për ne këto 30 vjet, por edhe më parë, që nga momenti i shpalljes së pavarësisë ….

Di Maio: Ju nuk e keni idenë sa injektim, inkurajim, entuziasëm ka patur falë imazheve të mbërritjes së mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria dhe nga fjalimi karizmatik i kryeministrit Edi Rama, që bëri të emocionohen shumë qytetarë italianë, në sensin pozitiv. Sepse diskutimi i vlerave të përbashkëta, është një argument që flet për solidaritetin dhe miqësinë mes popujve dhe siç ka thënë Papa Françesku pak ditë më parë, askush nuk mund shpëtojë i vetëm nga kjo krizë. Unë besoj se Shqipëria, populli shqiptar dhe fjalët e Kryeministrit Rama përfaqësojnë atë vlerë europiane të solidaritetit, që ndoshta disa e kanë harruar. Por siç thashë edhe kur mbërritën mjekët dhe infermierët, kjo vlerë është mirëpërfaqësuar tek populli shqiptar , tek shpirti i Shqipërisë dhe tek qeveria shqiptare.

Fevziu: Kam ndjekur shtypin Italian, por dhe entusiazmin e qytetarëve të zakonshëm në rrjetet sociale. Desha të pyes diçka. Çfarë nuk funksionoi  në solidarittetin dhe me shpirtin europian të kësaj epidemie?

 Di Maio: Le të themi se në këtë moment në nivel europian jemi duke diskutuar mbi masat ekonomike që do të nevojiten të ndëmerren në të gjithë kontinetin dhe jo vetëm nga vendet anëtare të bashkimit euroiian. Unë uroj që në ditët në vijim të mundet të gjendet një zgjidhje, sepse e kam thënë qartë në të gjitha mënyrat , ne si qeveri duam të shpenzojmë të gjitha paratë që nevojiten për të ndihmuar popullin tonë, sipërmarrjet tona, punëtorët tanë, të rinjtë tanë, të moshuarit tanë, të papaunët tanë. Dhe besoj se si kurrë më parë, në këtë moment nevojitet një shpirt bashkimi, vetëm me unitet do tja dalim të shpëtojmë. Pastaj mund t’ju them, se në momomentin kur ne po flasim Gjermania ka pritur në spitalet e saj pacientët tanë, nga spitale të tjera europiane kanë mbërritur materiale mjekësore, kemi patur solidaritet dhe mbështetje edhe nga disa vende të Bashkimit Europian. Edhe ata që bllokuan maskat dhe ventilatorët tanë në doganat e tyre më telefonuan dhe kërkuan ndjesë. Pra unë besoj që Europa është në një test të rëndësishëm mbi politikat ekonomike dhe financiare, sepse janë ato që do të na lejojnë të ndihmojmë të rinjtë tanë të mos emigrojnë por të vazhdojnë të jetojnë dhe të punojnë në vendet tona.

Fevziu: Zoti ministër, Europa, dhe kur them Europa kam parasysh Italinë dhe vendet e tjera të zhvilluara, Shetetet e Bashkuara të Amerikës, u gjendën të papërgatitura për këtë epidemi, ju mendoni se tashmë do të jenë të përgatitura për krizën ekonomike që mendohet se do të pasojë këtë epidemi dhe mendohet se do të jetë e vështirë?  

Di Maio: Ne duhet të jemi të përgatitur. Është e qartë që në një pandemi të kësaj natyre thuajse askush nuk ishte përgatitur. Vendet që besoj  se ishin më të përgatitura ishin ato që në 10 apo 15 vitet e fundit e kanë investuar pjesën më të madhe të parave të tyre në shëndetin publik dhe sigurisht Italia nuk ka qenë një prej këtyre vendeve. Por duhet të them që edhe në takimin e G 20 të Këshillit të Punëve të Jashtme të këtyre ditëve, të gjithë vendet janë të vetëdijshëm që duhet një reagim i përbashkët. Sapo përfundova G 20 e tregtisë. Edhe atje të gjithë ministrant e tregtisë thonin qartë se reagimi duhet të jetë i përbashkët. Dhe reagimi ndaj krizës ekonomike është të investosh më shumë, të mos biesh në politikat e rrepta të shkurtimeve, dixhitalizimi dhe heqja e burokracive, sepse duhet të mbrojmë sipërmarrjet tona. Ne kemi modele sipërrmarrjesh shumë të ngjashme, sipërmarrje të vogla dhe të mesme që kanë dëshirë të eksportojnë në të gjithë botën. Në këtë krizë duhet të gjejmë forcë dhe kurajo si qeveri për të mbështetur sipërmarrësit tanë që kanë forcë dhe kurajo të shesin.

Fevziu: Shpresoj në këtë situatë. Ndërkohë masat e izolimit që kanë ndërmarrë qeveria italiane a kanë dhënë rezultate konkrete pas kaq kohësh?

 Di Maio: Unë besoj se tani në këto ditë, shkencëtarët tanë po na thonë që kurba e kontaminimeve është stabël dhe po flasim për 15 apo 20 ditë nga momenti, kur presidenti Conte vendosi mbylljen totale  të sistemit Italian për të mundësuar ngadalësimin e kontaminimit. Pra ne jemi shpresëplotë dhe mbi të gjitha kemi besim tek komuniteti ynë shkencor. Unë si ministër jam në shërbim të mjekëve, infermierëve, të punonjësve socio-sanitarë, të docentëve tanë univeritarë që ndjekin komitetin teknik shkencor, sepse janë ata në rreshtin e parë, në atë që Rama e cilësoi si një luftë e vërtetë./Opinion.al

Etiketat e lidhura

Di Maio
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 16 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 31 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 38 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 2 orësh

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.