“Europa luajti luanin tek donacionet”, Lela: Akademia e Transparencës nuk është “ilaçi”, qeverisë i intereson të jetë transparente
Gazetari Alfred Lela i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24 ka komentuar shifrën 1.15 miliardë euro nga Konferenca e Donatorëve duke thënë se tashmë qeverisë i intereson të jetë transparente.
Ai mendon se tre elementët që çuan tek kjo shifër ishin media, Europa që luajti rolin e luanit dhe lobimi i qeverisë. Më tej Lela shton se Akademia e Transparencës nuk është ilaçi për transparencës, por qeverisë dhe Ramës i intereson të jetë e tillë me fondet për shkak se mund ta përdorë si platformë të mirë për fushatën e ardhshme.
”Si arritëm tek kjo shumë, janë tre elementë. Media ka bërë punën e vetë, tërmeti bëri xhiron e botës, efekti ka qenë dhembshuria, shtëpitë, nënat, familejt e shtuara.
Nuk mund të heqim dhe një ndjenjë faji, nga donacionet Europa pati pjesën e luanit. Ishin 115 milion euro vetëm nga Këshilli Europian.
Një pjesë e madhe e Europës ishin pro negociatave, një pjesë e vogël i futi jo-në.
Ka pasur edhe lobim. Rama dhe qeveria, është mirë t’i shohim këto si mozaik që çoi në një
A e ka gjetur Rama ilaçin me Akademinë e Transparencës? Unë them që jo. SHBA dha shumën për transparencën edhe von der Leyen e përmendi. Pra përveç solidaritetit isthe dhe transparenca që është test shtesë. Qeverisë dhe Ramës i intereson të jetë transparence për të përdorur si një platformë të mirë për fushatën e ardhshme.
Do të shihet si e menaxhoi, abuzoi, vodhi etj.”- tha Lela.