Europa në luftë

Në Londër shkalla e gatishmërisë për sulmet terroriste ka kaluar në nivelin maksimal. Franca ka mbyllur kufirin me Belgjikën. Italia ka mbledhur këshillin kombëtar të sigurisë. Brukseli, qendra e Europës ka mbyllur sot gjithë aktivitetet, pas sulmeve me bomba që shkaktuan, deri më tani 28 viktima dhe rreth 100 të plagosur. Titujt e mediave ndërkombëtare janë “Europa në panik”, “BE në luftë”, etj. Në gjithë kryeqytetet europiane është ndezur alarmi i kuq për sulmet terroriste. Edhe Vatikani ka vendosur një standard më të lartë sigurie për ti paraprirë një sulmi të mundshëm terrorist.

Kryeministri i Francës, Hollande deklaroi paraditen e sotme; “Jemi në luftë dhe lufta do jetë e gjatë”. Presidenti Rus, Vladimir Putin tha se sulmet ishin barabare dhe BE duhet të reagojë përballë një kërcënimi global.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?