“Europa” shkolla pa ngrohje në Elbasan, nxënësit bojkotojnë mësimin

Edhe pse shkolla e këtyre nxënësve mban emrin “Europa”, kushtet e saj as që i ofrohen standarteve të vëndeve që mban emrin.

Në ditën e parë të mësimit vit për këtë vit, nxënësit kanë bojkotuar mësimin në shkollën e Katundit të Ri në Elbasan.

Të mbështetur edhe nga prindërit, ata kërkojnë ngrohje në ambientet e brendshme të shkollës së tyre.

” Ka afër tre vjet që kësaj shkolle nuk i punon kaldaja na vijnë fëmijët me duart akull”

“Ka disa vite që disa vite fëmija im më lutet, të lutem mos më ço në shkollë jo se nuk e do arsimin por sepse nuk mund të qëndrojë në ato kushte”
“Arritjen e ngrohjes të fëmijeve tanë këtë duam” 
thonë prindërit.

Prindërit, thonë se prej vitesh i janë drejtuar institucioneve për këtë problem, ndërsa edhe Bashkia e Elbasanit, është në dijeni të tij të tyre, por nuk ka pasur asnjë ndërhyrje.

“Kemi bërë prej 3-4 vjetesh kërkesa rrjesht në Bashki, asnjëlloj mase nuk është marrë. Morëm këte vendim si masë të dëgjohet zëri jonë, bojkotin për fëmijët

”Si ka mundësi që një shkollë kaq afër qytetit dhe një shkollë kaq e rëndësishme nuk ka akoma ngrohje”

Vetë nxënësit shprehen se nuk mund të vijojnë mësimin në këto kushte.

”Po kam shumë ftohte kur shkruaj. Nuk shkruaj dot imagjino qe vij nga shtëpia me xhup me shall, me dorashka dhe nuk shkruaj dot”

430 nxënësit e kësaj shkolle, bashkë me prindërit e tyre paralajmërojnë veprime të tjera më radikale, nëse ngrohja në shkollë nuk vendoset në ditë në vijim

SHKARKO APP