“Europë vëmendje, nënat qajnë për fëmijët”, apeli i veçantë i një protestuesi

Mijëra qytetarë po protestojnë para Kryeministrisë ku thirrjet e tyre janë: “Rama ik!” Turma ka kaluar pranë rrethimit metalik rreth Kryeministrisë, ndërsa është shënuar edhe përplasja e parë me forcat e rendit, gjatë rrëzimit të rrethimit metalik.

Në drejtim të godinës së Kryeministrisë janë hedhur qese me bojë, tymuese dhe flakadanë, kryesisht nga banorë të unazës së re, që protestojnë prej disa muajsh, në mbrojtje të banesave të tyre.

Mes mijëra protestuesve ka tërhequr vëmendjen me veshjen e tij një protestues ku ka edhe një apel tepër të  veçantë. Me një maskë sanitare në gojë ai mban në duar një tabelë ku shkruhet “Europe attention!! Albania is in protest”-Europë vëmendje! Shqipëria është në protestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa ka të shkruara edhe rrobat që mban veshur, ku ndër të tjera lexohet:

Swiss Digital Mobile Reklama
…po qajnë nënat për fëmijët…ikën bijtë në Gjermani…Çohu o popull.”

Opozita proteston sot për të pestën herë radhazi nga 16 shkurti kundër qeverisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?