Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:50 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit “Mirënjohje të pakufishme për burrat dhe gratë atdhetarë e të guximshëm, që mbështetën Partinë Demokratike në kushtet më të vështira! Vota juaj ishte para…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

EUROSTAT/ Shqipëria, me të ardhurat dhe konsumin më të ulët në Europë

Aktualitet E shtunë, 14 Dhjetor 2019 07:35
EUROSTAT/ Shqipëria, me të ardhurat dhe konsumin më të ulët në Europë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me të ardhurat për frymë që janë sa 31% e mesatares së Bashkimit Europian, Shqipëria është renditur e fundit në Europë dhe për vitin 2018, së bashku me Bosnjë Hercegovinën, sipas të dhënave të reja bëra publike sot nga Eurostat. Megjithatë në krahasim me një vit më parë, ka një përmirësim të lehtë, pasi treguesi është rritur me 1 pikë përqindje, në raport me vitin e mëparshëm, ndërsa në 2017-n ishte 29%.

Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, Shqipëria renditet e fundit e vetme, me 38% të mesatares europiane (Bosnja e ka këtë tregues 38%). Për të ardhurat për frymë në rajon, në vend të parë është Mali i Zi, me 48% të mesatares Europiane, e ndjekur nga Serbia (39%), Maqedonia (37%). Për konsumin individual për frymë, sërish e para është Mali i Zi, me 58%, Serbia (48%), Maqedonia e Veriut (41%). Prej vitesh, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit, nuk po arrijnë të bëjnë para në të ashtuquajturin procesin e konvergjencës që nënkupton një rritje më të shpejtë me vendet e zhvilluara në mënyrë që t’i afrohen sa më shumë mesatares së tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një raport të fundit “jeta në traniczion” konstatonte se Shqipërisë mund ti duhen 80 vite që të kapë mesataren e vendeve të zhvilluara të OECD në të ashtuquajturin proces të konvergjenvcës. Sipas Eurostat, Konsumi individual aktual (AIC) është një masë e mirëqenies materiale të familjeve. Përgjatë ahteteve anëtare të Eurozonës në vitin 2018, AIC për frymë, e shprehur në paritetin e fuqisë blerëse (PPS) ndryshonte nga 56% e mesatares së Bashkimit Evropian (BE) në Bullgari në 134% në Luksemburg. Këto të dhëna, të publikuara nga Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Evropian, bazohen në paritetin e fuqisë blerëse të rishikuara dhe shifrat e fundit të PBB-së dhe popullsisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dhjetë shtete anëtare regjistruan një konsum për frymë mbi mesataren e BE-së në vitin 2018. Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 34% mbi mesataren e BE-së, përpara Gjermanisë (20% më lart). Ata u pasuan nga Austria, Danimarka, Belgjika, Hollanda, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Suedia dhe Franca me nivele prej 7 deri 17% mbi mesataren e BE-së.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 9 minutash
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 1 ore
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 1 ore

Konsumi për frymë për katërmbëdhjetë shtete anëtare vendoset midis mesatares së BE-së dhe 30% më poshtë. Në Itali, Irlandë, Qipro dhe Spanjë nivelet ishin 10% ose më pak nën mesataren e BE-së, ndërsa Lituania, Portugalia, Çekia dhe Malta ishin midis 10% dhe 20% më poshtë. Sllovenia, Greqia, Polonia, Estonia, Sllovakia dhe Rumania ishin midis 20% dhe 30% nën mesataren. Katër shtete anëtare regjistruan konsum për frymë më shumë se 30% nën mesataren e BE-së. Letonia, Kroacia dhe Hungaria ishin midis 30% dhe 40% më poshtë, ndërsa Bullgaria kishte konsum për frymë më shumë se 40% nën mesataren e BE.

Gjatë tre viteve të fundit, AIC për frymë në raport me mesataren e BE mbeti relativisht e qëndrueshme në shumicën e shteteve anëtare. Sidoqoftë, rritje të dukshme janë regjistruar në Rumani (71% e mesatares së BE në 2018 krahasuar me 65% në 2016), Sllovaki (73% kundrejt 68%) dhe Lituani (89% kundrejt 85%). Në të kundërt, uljet më të dukshme janë regjistruar në Suedi (108% në 2018 kundrejt 112% në 2016) dhe Francë (107% kundrejt 110%). Në vitin 2018, PBB për frymë shprehur në Paritetin e Fuqisë Blerëse (PPS) varionte midis 51% të mesatares së BE në Bullgari dhe 261% në Luksemburg. /Monitor/

Etiketat e lidhura

EUROSTATshqiperia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 9 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 23 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 32 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.