Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:22 Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime Miliarda euro financime dhe mundësi të shumta për inovacion, zhvillim dhe rritje ekonomike janë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes programeve europiane.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Eurot e Dashit binin, ministrat ëndërronin

Aktualitet E premte, 9 Shkurt 2024 17:34
Eurot e Dashit binin, ministrat ëndërronin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronikë mielli e rënkimesh. Ah e djeshmja filloi me një rënkim. Oh oh , eh , oh dëgjoheshin piskamat e habisë. Sapo në shteg të oborrit Dash Sula u shfaq monotonia mori arratinë. Mbi një setër mëkatet e botes kishte renditur. Grykësinë, korrupsionin, koprracinë me pikëllim Shën Françesku goditi. Paranë haram mbi kokat tona hodhi, ndërgjegje dallgë na i bëri. Gjithë ajo larushi në përkufizimin e vesit e shndërroi për të disatën herë në dashnor të epërm ndaj gjetjes dhe rënkues kur e virtytshmja trembet nga paudhësia.

Me befasinë si Skënderbeu turqërinë u hoqi pinin socialisteve këtyre hajdutëve të të drejtave tona. Kur njeriu nuk mund të bëjë gjeste sublime gjëra të vogla gjithsesi duhet të kryej. Faqe njerëzisë po jap dëshminë. Kur “eurot” si shi binin mbi ne syri ndizej e bëhej çakerr, imagjinata oqean siç do të thoshte Ditmari për të Babos zemër. Ato binin të shumtë si flokë dëbore dhe ministrat ëndërronin, erdhi e bekuara ditë që mos t’i marrim më tinëz po na i hedh Perëndia nga havaja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Teksa Niko me Tezen kishin rënë në një përkundje të ëmbël, me sytë gjysmë mbyllur e gojën hapur, Ulsiu i shkundi, zgjohuni more ju plaçin sytë, sabër, se janë falso dhe jemi live. Muçua me të vetët kishte erdhur që pa gdhirë bashkë me motrani e shoqëri të mazhorances. Tao e këqyrte nga lart me mirënjohje. Ai nga poshtë me përulësi. Në të dalë përkëdheljeve e darovitjeve të Kryezevendes Liderit Muli ju përgjigj ” të të vijë rënde, shiko shtëpinë tënde” dhe iku i ngrati duke rëndur drejt paturpësisë. Ed Paloka i dha zë bilbilit e fjalës duke përkufizuar profumin e ri qe do përdorë mazhoranca në ditën e kiametit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe pse hymë në beteje me shumë pak trupa unë nuk u ngrita në lartësinë e detyrës, mbeta në prapavijë me kryqin e kuq, me të sëmurët, pleqtë dhe fëmijët. Gjykimi i Luan Baçit do rrahë mbi mua si tufan. Elisa lëshonte namat e saj nga atje lart. Përgojuat petullat e mia, ja ky qe i hëngri rri si qengj, ju të tjerët mos u ngopshi, jua bëri Zoti qejfin miell e vezë boll.

Mund t'ju interesojë

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next...

Para 1 minute
Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Para 2 minutash
Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Para 14 minutash

Ç’të shihnim Genc Gjonçaj ishte bërë si burrë dëbore, i bardhë deri në verbim. Deputetet e Babos ja kishin zili, secili mendonte sikur të ishim ne në vendin e tij, heroi i ditës. Nga larg dëgjohej zëri i Kryezevendes Liderit Muli i cili hepueshem i thoshte sot po të le me kaq të lyeva si qofte me miell, le të të hajë qeveria për drekë.

Kosta i Gramozit dhe Lindites u prek. Po unë ç’kam më pak apo ne akademiket nuk jemi kantidatë për dëshmorë, unë disa herë e kam rrezikuar jetën për Babon siç me ka hije, nejse nuk dua të vdes i mbuluar me miell psheretiu por me jatagan. Në kuzhinë kërkonte një pirun për mësymje po aty i kishin hequr armet e ftohta.

Këtë meditim e ndërpreu veza mbi makine e Taos që u përhap si reja bërthamore. Por ai njeri i mire, nuk u ndie. Kur një rregullore e djegur fluturoi mbi qiellin e qeverisë Bora pyeti Anilen pse bëjnë kështu këta kundër Babos sonë, iii sa të këqij….! Anila i tha: Se ata nuk kanë pafajësi në sy si ti xhan, fali Zot se nuk dinë ça bëjnë. Mete ishte bërë sa një grusht dhe mërmëriste, ishallah nuk me kërkojnë ndonjë lek. Gonxhe dukej më i gjerë se i gjatë. Kur një rregullore e djegur fluturoi mbi qiellin e qeverisë, Bela u ngrit vrikthi. Ajo tha ju mund të digjni gjithçka kot e kini se atë që kërkoni e kemi në mendje e zemër. Damua tundi kokën në shenje miratimi duke mërmëritur.

Ata mund t’i shkatërrojnë karrigen por jo monumentet qe ka në shpirtrat tanë. Pranvera Resuli i tha ti je filozof! Damua pranoi me modesti. Etilda puliti qerpikët e gjatë dhe pyeti apo jetojmë në kohëra epike? Po tha Toni, nuk është keq të mendojmë arkën e Noas. Unë me delet nuk rri tha Çuçi se me japin alergji. Majko pranoi se rri kudo si partizanet. Mimi di Puccini ju kujtoji se ishin misionarë dhe në arkë hynë të përzgjedhurit. Po unë po unë vrapoi të interesohej Klodi. Ti tek gijotina i tha Shalsi aty ku përngjashmëria është me e madhe. Kur te lodhesh ke Ermo qerrateshen për ndërrim.

Mes kësi rropullish ktheva kokën. Jorushi i Tabakeve si peshqesh na kishte lënë mungesën e vet të papërballueshme teksa nga Amerika na mësonte qysh bëhet zonjë Shqipëria me zërin e butë sherbet mbi bakllavanë e tharë. Dikush pyeti ku është Salianji? Lëreni dreqin çe doni ai është prurësi i fatkeqësive sapo me mori në tel e me tha që Babo do ndryshojë përsëri qeverinë i thashë një ministri. Ujë ujë pak ujë lypi.

Babos i lamë afat deri me 20 Shkurt të mbathë opingat e të bëhet sikter. Unë këmbëngula për hir të kronikes ti lëmë edhe dy tri ditë po Lideri në perspektive Gazi me vikati, tu thaftë goja që vë interesin e kronikes mbi atë të demokracisë! Në fund bëme bilancin me harxhet e Isuf Çelës bujar i lindur, duke debatuar rëndë me Mondin në duhet ta festonim fitoren e radhës me një kuvazir apo raki Boboshtice siç e kërkon tradita. Diatribes i dha fund toleranca e Kryezevendes Liderit. Ai tha secili çfarë ti lypë xhani dhe brrof ndeshem gotat.

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 1 minute

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin
Para 2 minutash

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s
Para 5 minutash

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 14 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.