Eva refuzon atdheun, ende në kampin e ferrit. Daja: Kthehu, nëna ka 7 vjet që të pret
Sot në Rinas do të zbresin katër fëmijë dhe një grua që arritën që të dilnin nga kampi Al-Hawl në Siri. Motër e vëlla, Eva dhe Endrit Dumani pas 7 vitesh larg famijes dhe qëndrimit në Siri, janë ndarë. Kjo pasi vajza refuzon që të kthehet në Shqipëri.
Daja i saj i ka bërë një apel të drejtëpërdrejtë mbesës së tij të kthehet pasi shtëpia e saj është këtu. ”Këto 10 ditët e fundit nuk kemi informacion pse nuk po bashkëpunon për tu kthyer. Edhe një herë një thirrje. Vendi I saj është këtu. E pret nëna që ka 7 vjet që e pret me merak të paparë”,- tha daja në një prononcim për median. E reja 17-vjeçare vijon të jetë e fshehur në kampin Al Hawl.
Sipas ”A2cnn”, Eva Dumani shoqërohet me 4 gra të tjera, njëra prej të cilave është Emanuela Daci, gruaja e luftëtarit të vrarë Almir Daci nga Leshnica e Pogradecit. Emanuela Daci bën pjesë tek ata persona që nuk do të kthehet. Bashkë me të është Hajrije Taushani, Myrvete Dibra, Elona Shuli dhe Eva Dumani. 33-vjeçarja në komunikimet me të afërm është e vetëdijshme për situatën.
”Sa për Evën dhe Endrin, nuk di gjë. Një ditë erdhi tek unë dhe tha që Endri kishte ikur në Shqipëri. Ajo, atë ditë, deri në aksham qëndroi tek unë. Një djalë na tha, ”kush na sjell Sarën do t’i japim 200 dollarë” dhe Sara iku. Kam dy ditë që nuk e di ku është. Jam në merak pasi kemi dëgjuar se të gjitha motrat që i kanë marrë ushtarët i kanë vrarë. Sara nuk ka shkuar te ato. Ne dëgjuam se ato duan veç Sarën”,- ka thënë Emanuela Daci.