Evi Kokalari: “Me shau Gjekmarkaj”, kundërpërgjigjet deputeti: Me zonjat jam shumë i sjellshëm!
“Në airport duke u futur në avion kalova perpara deputetit Agron Gjekmarakaj. Me shaka i thashë “Po kerkon shishen”? Pergjigja e deputetit: “Ma va fancu&o” Po, po, ky është niveli i Gjekmarkajt. Pa fjalë!! Te them ky nivel është shumë i ulët është pak. Ky njeri nuk duhet të jetë as pedagog dhe as deputet. Duhet të ngrejmë standard intelektual kudo”, shkruan Evi Kokalari.
Nga ana tjetër deputeti i PD-së thotë se nuk e njeh Evi Kokalarin dhe nuk përdor fjalor të cilin ajo e përmendur në statusin e saj.
“E para fjalor rrugaçi nuk perdor kurrë me zonja, shume më teper xhentil nga e zakonshmja perpiqem te jem me to. Personin në fjalë as e njoh e as e kam takuar gjekundi, as parë nga afer. Se di në udheton në të njejten linje me mua se nuk është puna ime, se balonë e madhe hesapi me dy kate e shumë gjind. As për fytyrë se njoh, as nga koha folklorike e foltoreve ku na bënte gjyqet e axhit propit se fiksova. S’ja mora kurrë per keq ! Gjithkush mendoja bie në sy sipas mënyres së vet. Nuk e kuptova kurrë kush ajo tamam, mes dilemash?! Grua shqiptare që zien nga nostalgjia për dheun e të parëve apo nuse e një greku të moshuar me mbiemer Anxhelakis që pikellohet nga merzia e lyp ngjarje”- shkruan Gjekmarkaj.
Sipas deputetit të PD-së, Agron Gjekmarkaj: “Ajo mbi supe pat vënë dyfekun e lirise së PD -së, të demokratizimit dhe selametit të saj. I kuptoj që më janë sulur evleterit, po s’kam si i jap ndihme askujt për udhetiminin e takimet e mia në Washington, s’kam ndonje meritë po ja që i bëra, më ftuan shkova , i kreva e po kthehem. Disa dhe me shijuan qamet”.