Fabrika me drogë, për t’i shpëtuar Policisë shqiptari kërcen përtej çatisë me pantofla

Një shqiptar në Britaninë e Madhe, u përpoq të kapërcente çatinë i veshur me pantofla, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë që po bastiste një fermë rezidenciale kanabisi.

19-vjeçari doli nga dritarja e katit të parë për të shmangur policinë e West Mercia, e cila kishte ndërmarrë një aksion pas një informate. Oficerët gjetën 60 bimë të mëdha në shtëpinë në Cofton Hackett, Worcestershire, të cilat vlerësoheshin rreth 50,000 £.

Ata mundën të sekuestronin edhe 198 bimë të tjera më të vogla, të cilat mund të kishin vlerën 1000 £ secila më vonë këtë vit. Oficerët sekuestruan bimë kanabisi së bashku me pajisje kultivimi dhe një sistem elektrik të sofistikuar.

SHKARKO APP