“Facebook” i bllokon konferencën e djeshme, Meta: Po bëjnë çdo përpjekje mafioze për t’i mbyllur gojën opozitës

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë gjatë ditës së sotme, ka treguar se “Facebook” i ka bllokuar në mënyrë të paprecedentë konferencën e ditës së djeshme për mediat që u transmetua live.

Postimi i Ilir Metës:

“Të dashur miq,

Mbas mobilizimit me fake-raporte të regjimit mafioz të patronazhistëve që paguhen me taksat tuaja, “Facebook” në mënyrë të paprecedentë ka bllokuar konferencën time të djeshme për mediat që u transmetua live.

Një përpjekje e dëshpëruar censure për të vërtetat që tronditin nga themelet Narkoshtetin, që në bashkëpunim me SPAK-un, po bëjnë çdo përpjekje mafioze për t’i mbyllur gojën opozitës.

Në respektin tuaj, po e ripublikoj të plotë videon e konferencës time për shtyp!

Asnjë fuqi në botë nuk e ndal dot Partinë e Lirisë në misionin e saj historik për të vënë sa më parë në jetë 5 Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus!”

SHKARKO APP