Facebook, Instagram dhe WhatsApp jashtë funksionit në Shqipëri dhe shumë vende të botës
Përdoruesit e Facebook, Instagram dhe WhatsApp u tronditën mesditën e sotme kur mësuan se platformat e tyre të preferuara të mediave sociale nuk punonin.
Kur kërkohet të aksesohet në këto rrjete sociale shfaqet në ekranet e tyre: “Faqja nuk mund të arrihet”.
Faqja e internetit, downdetector , e cila monitoron ndërprerjet e mediave sociale, është duke raportuar ndërprerje të përhapura të Facebook dhe Instagram në të gjithë globin.
Facebook aktualisht ka 2.23 miliardë përdorues mujor në mbarë botën ndërsa Instagram është ulur në 1 miliard përdorues. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

