Fadromat e IKMT në Velipojë, Voltana Ademi pengon shembjen e bizneseve: Nuk iki pa sjellë shkresën, kjo s’ka ndodhur kurrë!
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka kundërshtuar aksionin e IKMT për shembjen e 27 objekteve në zonën bregdetare të Velipojës.
Kryebashkiakja Ademi ka shkuar sot në vendin, ku fadromat e IKMT presin të nisin aksionin, duke thënë se do të qëndrojë atyre derisa të sjellin shkresën me shkrim për shembjen e këtyre bizneseve.
“Kur ka një vendim të IKMT, është bashkia Shkodër që jep urdhrin. Nuk ka bërë ndonjëherë vaki që IKMT me procesverbal të bashkisë Shkodër të marrë urdhër.
E bën urdhrin vetë për procesverbalet e veta. Mungesa e transparenca, përdorimi politik, keqmenaxhimi në dëm të biznesit, dëmi që po shkaktohet . Duhet të merret në konsideratë mirëmbajtja. Nuk rregullohet vendi duke shkatërruar”, tha Ademi.
Ja mesazhi i plotë i Voltana Ademit nga Velipoja:
Unë pardje kam marrë një telefonatë nga ministria e Mjedisit dhe dje kemi qenë në takim. Ndërkohë që unë po hyja në takim jam njoftuar që kishin filluar të rrethonin objektin. Po përdorin edhe emrin e bashkisë Shkodër. Bashkia bën fjalë për procedura të ndjekura para disa vitesh, që kanë ndjekur një rrjedhë logjike dhe gjyqësore. ja kemi vënë në dispozicion. Kur ishte ministri këtu kemi diskutuar që mbase ishte rasti që të vlerësoheshin të gjithë ndërtimet në bregdet, që ishin stacione plazhi dhe shërbime. Duhet të keni në konsideratë që policia e shtetit në momentin që i lejon duhet të marrë përgjegjësinë për t’i dalë përballë njerëzve. Unë kam kërkuar zbatimin rigoroz jo selektiv të ligjit.
Nëse bëhet fjalë për ndërtime pa leje kam kërkuar që në fillim të sezonit të mos prishen, por të shihej mundësia e verifikimit dhe vënies në shfrytëzim. Nëse do kishte një vendim për prishje të bëhej në shtator. Unë do përballem me ministrin, me IKMT, do të bëj ankesën time pranë autoriteteve ndërkombëtare. Të gjithë që paraqiten për të prishur duhet të shpjegoj edhe ligjin. Kur ka një vendim të IKMT, është bashkia Shkodër që jep urdhrin. Nuk ka bërë ndonjëherë vaki që IKMT me procesverbal të bashkisë Shkodër të marrë urdhër. E bën urdhrin vetë për procesverbalet e veta. Mungesa e transparenca, përdorimi politik, keqmenaxhimi në dëm të biznesit, dëmi që po shkaktohet. Duhet të merret në konsideratë mirëmbajtja. Nuk rregullohet vendi duke shkatërruar. Ne ishim në mbledhje dje për këtë qëllim dhe këtu filluan prishjet.
Unë do rri gjithë ditën këtu dhe nëse ka një vendim për prishje unë kam nevojë ta shoh vendimin dhe t’ia tregoj gjithë medias. nëse ka vendim për prishje do të duhet ta shohim me të gjitha klauzolat. nuk mund të kemi për njërin ndryshe dhe për tjetrin ndryshe. Ajo që unë pretendoj është që për të gjithë ndërtimet mos bëhen në muajin qershor. Nëse ka një vendim të mos bëhen tani, të shtyhen. Në momentin që po flasim shumë biznese kanë aplikuar për stacione plazhi. Ndërhyrja është e paligjshme dhe unë po pres që të kemi urdhrin me shkrim. Ne do të kërkojmë zhdëmtimin që i kanë shkaktuar të gjithë bizneseve.