Fadromat nisin shembjen në Laprakë (FOTO)

Ka nisur prishja e banesave në zonen e Laprakës që preken nga projekti qeveritar për ”Unazën e Re”. ”Banorëve të Laprakës u prishen pronat pa asnjë paralajmërim. Shtëpitë e tyre janë të legalizuara”, thuhet në një njoftim të opozitës.

IKMT-ja ka nisur një front të ri shembjesh dhe dëbimi të banorëve në Laprakë. Banorët kanë dalë përballë fadromave, ashtu siç kanë dalë po sot ata të Astirit dhe ata të Shkozës.

Në kuadrin e projektit të ”Unazës së Re”, punimet janë shtrirë në Laprakë, aty ku banesat janë në proces legalizimi dhe banorët e irrituar po protestojnë ndaj padrejtësisë, sepse gjithçka po ndodh pa paralajmërim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?