Fadromat sërish te Bregu i Lumit, banorët përplasen me policinë (Video)

Sërish përplasje te Bregu i Lumit mes policisë dhe banorëve të zonës.

Pas aksionit të para pak ditësh, fadromat të shoqëruara me forca të shumta police kanë mbërritur këtë mëngjes për të shembur të tjera banesa.

PD ka publikuara një video ku shihet qartë se si përplasen efektivët e policisë me gra dhe vajza, banore të zonës, pasi kundërshtojnë aksionin pa u sqaruar fillimisht se ku do të vendosen dhe sa i takon dëmshpërblimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak ditë më parë, u piketuan për t’u shembur 38 shtëpi, në sajë të zgjerimit të Bulevardit të Ri, ndërsa aksioni u shoqërua me përplasje të forta nga ana e policisë, e cila përdori edhe gaz lotsjellës ndaj banorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?