Faik Basha: Zall Bastari i lënë në harresë, Bashkia e Tiranës asnjë investim

Faik Basha, Koordinator i LSI për Zall Herrin dhe Zall Bastarin, thotë se Bashkia e Tiranës nuk ka kryer asnjë investim në këtë zonë.

Basha shton dhe pse kemi të bëjmë me një zonë shumë afër Tiranës, Bashkia e Tiranës nuk ka mundësuar as ndërtimin e një rruge me standarde minimale. “Zall-Bastari ndodhet rreth 18 km nga kryeqyteti në një zonë të thyer malore dhe përbëhet nga 12 fshatra. Veprimtaria ekonomike e banorëve bazohet në blegtorinë, bujqësinë, pemtarinë e tregtinë. Investimet në bujqësi janë 0 lekë, në infrastukturë nuk është vënë dorë prej më shumë se 30 vite, nga fshati Shupal deri në qendër të Zall-Bastarit së fundmi bashkia ka shtruar rrugën me një shtresë asfalti jo më shumë se 5 centimetra që vetëm në 3 muaj ka filluar dëmtimin dhe zor se e kalon vitin pa u copëtuar. Kjo rrugë është kthyer tashmë në një rrezik për shkak të gjerësisë jo më shumë se 2.5 metra dhe kthesave shumë të rrezikshme”,- thotë Faik Basha.

Koordinator i LSI shton se Bashkia e Tiranës dhe drejtuesit e saj nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar zhvillimin e zonës dhe banorët. “Rrugët që lidhin komunën me fshatrat Vilëz, Bastar i Mesëm, Perkolaj, Zgurë dhe Mal Vilëz janë totalisht jashtë funksioni. Këto fshatra kanë dhe pjesën më të madhe të popullsisë. Banorët e zonës shprehen se mungesa e rrugës ua ka vështirësuar jetën dhe gjendjen ekonomike. Fshatrat nuk janë të kalueshme në dimër pasi të gjitha rrugët kalojnë nëpër shtratin e lumit që të lidhin me fshatrat dhe nëse dimri zgjat atëherë zgjat edhe qëndrimi i tyre në shtëpi. Vështirësitë janë në raste fatkeqësish dhe kur ka sëmundje atëherë është e pamundur kalimi i mjeteve. Vilza njihet dhe për prodhimin e domates bio por nuk dihen vështirësitë e këtyre fermerëve për prodhimin dhe tregtimin e tyre si dhe shumë produkteve të tjera shqiptare të pa promovuara nga qeveria. Asnjë investim nga Lali Eri për Zall Bastarin, asnjë përkrahje për bujqësinë dhe fermerët e zonës”,– deklaron Faik Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?