”Faj kanë kinezët”, Balluku: Boll më, koha ka mbaruar

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i është përgjigjur ashpër kompanisë koncesionare kineze në aeroportin e Rinasit. Ministrja bën sërish fajtore kocesionarin, duke i akuzuar ata si të papërgjegjshëm në përmbushjen e detyrave të tyre dhe se të ardhurat e siguruara nga kontrata i kanë përdorur vetëm për parkingje.

“Ngjarja e 9 prillit fatkeqësisht është e përsëritur, më e sofistikuar në krahasim me herët e tjera, cka sjell cënimin e sigurisë kombëtare pasi Aviacioni Civil nuk ka kufi. Fatkeqësisht, gjetjet dhe detyrat që i janë lënë kompanisë koncesionare, korrik 2016 pas grabitjes së parë kanë rënë në vesh të shurdhët. Masat kanë qenë sipërfaqësore, sa për të kaluar radhën e për të vijuar qetësisht vjeljen e kontratës, që nuk i ka lënë hapësirë shtetit për të penalizuar kompaninë kineze për dëmin e krijuar vendit. Kutia e Pandorës është hapur tashmë e do kemi kohë për të sqaruar mungesën e detyrimeve për shërbimet që kompania nuk plotëson. Të ardhurat e kompanisë nuk u përdorën për sigurinë, por parkingjet, duke harruar objektin kryesor në Shqipëri. Flamujt kinezë që valviten në hyrje të Shqipërisë të bëjnë të mendosh se mos ke zbritur në Pekin. Qindra mesazhe marr nga qytetarë për atë pamje aspak të këndshme, edhe kjo në vesh të shurdhët. Kompania ka humbur kredibilitetin e kryerjes së funksionit, cilat kushte ka përmbushur, për disa herë kur kriminelët arrijnë deri në shkallët e avionit? Kemi besuar te dialogu, tani boll, limitet janë kapërcyer. Ju keni shpërdoruar koncesionin dhe keni cënuar sigurinë tonë kombëtare duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë, koha ka mbaruar!”, u shpreh Balluku.

Ministrja tha se për këtë situatë ka kërkuar të komunikojë me presidentin e koncensionarit kinez, i cili mbërrin sot në Tiranë. “Situata nuk ma lejon të ulem më me menaxhmentin e TIA-s që ka treguar mungesë profesionalizmi”, përfundoi Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?