Fakte të reja: E vrava se me tradhtonte!

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Golem zbardhet dëshmia e autorit të krimit në polici. Veli Dervishi ka rrëfyer në polici se gruaja e kishte tradhtuar dhe kjo ishte arsyeja pse e kishte vrarë. “Ajo më ka tradhtuar gjithë jetën”, është shprehur i moshuari në polici.

Ngjarja ndodhi dje rreth orësh 19:50, kur shtetasi Veli Dervishi në gjendje të alkoolizuar goditi gruan, Shazivare Dervishi me sëpatë në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Sapo ka kryer krimin, ai i ka telefonuar njërit prej djemve që jetojnë në Tiranë dhe i ka thënë se kishte vrarë nënën e tij. “Hajde shpejt në Golem. Kam vrarë nënën tënde…”. Këto kanë qenë fjalët e burrit, ndërsa e ka pritur aty pa lëvizur nga vendngjarja, derisa ai ka mbërritur. Djali i madh i çiftit e ka bindur të atin që të shkonte me të në polici dhe të vetëdorëzohej (opinion.al)

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?