“Fakte të reja për Bashën”, ja kallëzimi i ri i Ballës në Prokurori (Dokumenti)

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla njoftoi ditën e sotme se kishte depozituar në Prokurorinë e Tiranës, fakte të reja për kallëzimin penal ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.

“BalkanWeb” publikon dokumentin e kallëzimit të ri penal që Balla ka depozituar në Prokurori, i cili është plotësim i kallëzimit penal të datës 27 qershor 2018. Sipas Ballës, në kallëzimin e ri, parashtrohen rrethanat dhe faktet e reja.

Balla tha më herët gjatë ditës së sotme se, pret që të zbardhen shpifjet dhe ofendimet e turpshme ndaj tij dhe grupit parlamentar të PS. Ai shprehet se lidhja e PD me pronarët e 3.4 mln eurove është organike ndërsa lidhja e Bashës me ta e afërt sa në foton e publikuar më herët ndaj tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I nderuar z.Prokuror! Më datë 27.06.2018 në ushtrim të të drejtave dhe detyrimeve të mia si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kam paraqitur kallëzim penal në ngarkim të shtetasit Lulzim Xhelal Basha, deputet dhe kryetar i subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për veprën penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, vepër e parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal, duke parashtruar rrethanat e faktet konkrete ku bazohet ky kallëzim”, thuhet në kallëzimin shtesë të dorëzuar në Prokurori nga deputeti socialist Taulant Balla.
dokumenti2

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?