Fakte tronditësve nga vrasja e Bledar Terpollarit në Greqi
Të tjera fakte janë zbuluar nga policia greke në lidhje me vrasjen e të riut Bledar Terpollari.
28 vjeçari shqiptar i arrestuar si pjesëmarrës në krim ka deklaruar se ishte detyruar nën kërcënimin e armëve që t’u tregonte autorëve vendin ku ndodhej Terpollari dhe se kishte parë të gjithë skemën e krimit.
Pas vrasjes, 28 vjeçari ka deklaruar se koka e të ndjerit është transportuar në drejtim të Shqipërisë.
Kujtojmë se i riu është varrosur në vendlindje në Përmet, por koka e tij nuk është gjetur ende.
TV shtetëror grek ERT raporton se dëshmitari ka thënë se krimi ishte makabër, por ka mohuar që të ketë marrë pjesë.
Sipas tij, koka u transportua për në Shqipëri, sepse kështu kishte qenë urdhri i vrasësve për shkak të mbajtjes së një sasie parash nga i riu, të cilat ishin përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.
I riu u gjet i vrarë rreth dy javë më parë në një kasolle ku punonte si bari pranë një pronari grek.
Pasi është vrarë me armë, i ishte prerë koka. TEMA
KOHA JONË SONDAZH

