Fakulteti i Ekonomisë: Vaksinohuni! Covid-19 na mori dy pedagoge dhe një student
Për shkak të pandemisë, universitetet mbyllën auditoret për një sezon e gjysmë. Në nisjen e vitit të ri akademik, dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, nuk kërkon që mësimi të vijojë “online”.
Pandemia nuk kurseu as jetën e pedagogëve apo edhe të studentëve, ndaj universitetet kërkojnë të kenë auditore të sigurta.
Në Fakultetin e Ekonomisë këtë vit ka pasur një numër të shtuar të aplikantëve, krahasuar me një vit më parë. Degët fituese do të shpallen më 31 gusht, ndërsa në javën e parë të shtatorit do të nisin edhe regjistrimet e fazës së parë.