Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 12:45 Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut Kryeministri Rama foli ndër të tjera në Asamblenë e PS për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-zv/kryeministren Belina Balluku. Për Erion Veliaj ai tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Falë programit ”EU4Schools”, inagurohet shkolla e Mesme e Bashkuar dhe kopshti ”Ismet Nanushi” (FOTO)

Aktualitet E premte, 25 Mars 2022 19:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shkolla e Mesme e Bashkuar dhe Kopshti “Ismet Nanushi” në Kullë të Bashkisë së Durrësit u inauguruan sot me praninë e zv/kkryeministrit Arben Ahmetaj, Shefit të Delegacionit të BE-së, Ambasadorit Luigi Soreca, Kryetares së Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së, Monica Merino, nxënësve të shkollave, fëmijëve dhe prindërve.

Godinat e shkollës dhe kopshtit të vjetër u shkatërruan tërësisht nga tërmeti i vitit 2019 dhe u rikonstruktuan në kontekstin e Programit “BE për Shkollat”. 810 nxënës, 120 fëmijë që ndjekin kopshtin dhe 40 mësues janë rikthyer tashmë në ambientet e reja të shkollës. Deri më sot, ky është investimi më i madh i programit nga i cili përfitojnë edhe 3500 banorë të Kullës.

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u shpreh: “Ne jemi shumë mirënjohës ndaj Bashkimit Evropian për gjithë mbështetjen e dhënë duke filluar që nga Konferenca e Donatorëve në Shkurt 2020 deri tani, kur po shohim vepra konkrete me shkolla të rindërtuara me standarde evropiane. Do të doja të shprehja gjithashtu një falënderim të veçantë për Ambasadorin Soreca, i cili ka qenë krah për krah me Qeverinë Shqiptare në këtë proces të rëndësishëm”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shefi i Delegacionit të BE-së, Ambasadori Luigi Soreca tha: “BE është krenare që ka arritur ta bëjë realitet këtë shkollë për shumë fëmijë dhe familje shqiptare. Programi “EU4Schools” ka reflektuar solidaritetin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen që ai jep për Shqipërinë dhe rininë e saj. Ndërsa përgatitem për t’u larguar nga Shqipëria, ky objekt arsimor dhe të tjera shkolla do të qendrojnë përherë në kujtimet e mia. BE vazhdon t’i qëndrojë angazhimit ndaj popullit shqiptar, me “EU4Schools” dhe gjithë mbështetjen e bashkëpunimin e saj. Evropa është këtu!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përfaqësuesja e Përhershme eUNDP-së, Monica Merino nënvizoi: “Ne jemi të lumtur të përurojmë këtë shkollë dhe kopsht fëmijësh krejt të ri – investimi më i madh në kontekstin e Programit “EU4Schools” deri tani. Ne kemi angazhuar fëmijët, prindërit dhe komunitetin në procesin e rindërtimit. Transparenca qëndron ne themel të punës sonë. Portali i transparencës i programit “EU4Schools”, i cili ofron përditësime në kohë reale mbi procesin e rindërtimit, ka tërhequr një numër të madh vizitorësh. I inkurajoj të gjithë ta vizitojnë për t’u përditësuar mbi programin. Partneritetet qëndrojnë në zemër të programit tonë. Falënderoj Bashkimin Evropian për këtë partneritet në dobi të brezit të ri të Shqipërisë”.

Mund t'ju interesojë

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Para 7 minutash
Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë më shumë sesa Ukrainën

Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë m...

Para 36 minutash
Tiranë, shpërthim me eksploziv në banesën e një 47-vjeçareje

Tiranë, shpërthim me eksploziv në banesën e një 47-vjeçareje

Para 59 minutash

Kompleksi i shkollës përbëhet nga tre godina të veçanta: një kopsht, një shkollë 9-vjeçare trekatëshe dhe një shkollë e mesme po trekatëshe. Ai është i pajisur edhe me ambiente sportive të brendshme dhe të jashtme, sisteme alarmi kundër zjarrit dhe të mbrojtjes nga zjarri, dalje emergjence, rampa dhe ashensorë për të lehtësuar aksesin e personave me aftësi të kufizuara, sistem qendror të ngrohjes dhe ftohjes, dhe me panele diellore.

Në fund të vizitës, u mboll një pemë ulliri në përkujtim të këtij investimi jetik për brezin e ri në Shqipëri. Shkolla e Mesme e Bashkuar dhe Kopshti “Ismet Nanushi” është pjesë e programit “BE për Shkollat”, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes një buxheti prej 75 milionë eurosh. Programi zbatohet nga UNDP. 23 objekte arsimore janë rindërtuar ose riparuar që prej nisjes së programit në prill të vitit 2020, të cilat u shërbejnë 7325 fëmijëve/nxënësve dhe 445 mësuesve.

Programi “BE për Shkollat” ndjek dy parime kryesore në procesin e rindërtimit: “Rindërtojmë më Mirë”, që nënkupton ndërtimin e strukturave më të forta, që mund t’u rezistojnë fatkeqësive dhe që janë në përputhje me standardet më të larta evropiane të cilësisë dhe sigurisë, me konsum efikas të energjisë për të mbrojtur mjedisin; dhe “Rindërtojmë së Bashku”, që nënkupton angazhimin e përfituesve si nxënësit, mësuesit, prindërit dhe komunitetin për t’i dhënë zë nevojave të tyre në procesin e rindërtimit përmes konsultimeve publike.

Etiketat e lidhura

EU4SchoolsMonica MerinoUNDP
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 7 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Rama: “Ulëritën, shkulën gurë dhe hodhën molotovë”, por ….
Para 20 minutash

Rama: “Ulëritën, shkulën gurë dhe hodhën molotovë”, por ….

Rama: Tirana sot kryeqytet europian, dikur në spital lëviznin me biçikletë
Para 21 minutash

Rama: Tirana sot kryeqytet europian, dikur në spital lëviznin me biçikletë

Rama: Në Irlandë një “shqipe” doli me vezë, por polici i tha “Stop” dhe ai ngriu!
Para 24 minutash

Rama: Në Irlandë një “shqipe” doli me vezë, por polici i tha “Stop” dhe ai ngriu!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 12 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 15 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 17 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.