”Faleminderit Shqipërisë për pritjen”, Zelensky: Nëse Putin nuk do të kishte frikë të vinte në Turqi, lufta mbyllej
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky i pranishëm Samitin e Komunitetit Politik në Tiranë, tha se e priti presidentin rus Putin në Ankara me Erdoganin për të diskutuar për fundin e luftës, por sipas tij, ai dërgoi vetëm një delegacion me nivel të ulët, që nuk mund të merrte vendime në Rusi.
”Faleminderit Shqipërisë që na keni pritur shumë. Jeni një vend që beson te Europa. E vlerësoj faktin që ne e kuptojmë njësoj situatën, që lufta duhet të përfundojë sa më shpejtë dhe në mënyrë të drejtë. Ju e dini që këtë javë ne patëm mundësinë, nëse do të ishte e mundur, të ndërmerrnim hapa për ta mbyllur luftën, nëse Putini nuk do të kishte pasur frikë të vinte në Turqi.
Unë isha në Ankara dhe u prita nga Erdogan. Unë isha i gatshëm për një takim të drejtpërdrejtë me Putinin si në Ankara apo në Stamboll. Jo thjesht për një takim, por për të zgjidhur të gjitha çështjet e rëndësishme. Ai nuk ra dakord për asgjë. Shihej qartë se delegacioni rus që erdhi në Stamboll ishte i një niveli shumë të ulët dhe askush nga ata që erdhën nuk mund të merrnin vendime në Rusi”, tha Zelensky.
KOHA JONË SONDAZH

