Falet gjaku, në prag të Kurban Bajramit
Edhe një akt burrëror në Veleshtë, ku shtrihet dora e pajtimit të dy familjeve…
Kanunet jehojnë ende dhe kanë zbatim, kryesisht në zona ku traditat janë të rrepa. Disa javë mv parë një familje Shqiptare, fali gjakun. E njëjta histori me kanunin por jo në Shqipëri por tek një familje shqiptare në Struge te Maqedonise, që kanë falur gjakun.
Kjo falje gjaku, ka ardhur disa ditë para festës së madhe të myslimanëve, të Kurban Bajramit.
Gazeta, “Strugaekspres”, shkruan se pas një angazhimi të Këshillit të pajtimit të gjaqeve në rajonin e komunës së Strugës dhe me mirëkuptimin e familjeve dhe familjarëve të dy familjeve në hasmëri, është arritur mirëkuptim i plotë dhe sot është shtrirë dora e pajtimit.
Sipas shkrimit, pajtimi është bërë ndërmjet familjes së Lazam Bojkut nga Veleshta dhe familjes së Sevdi Kupës po ashtu nga Veleshta, me ç’rast, Lazam Bojku, ka falur gjakun e djalit, të vrarë në vitin 2000, që ka ndodhur nga pjesëtari i familjes së Sevdi Kupës.
Lajmi i mirë për faljen e gjakut, u bë i ditur edhe pas namazit të xhumasë në xhaminë e Veleshtës, që hasi në miratim të plotë nga xhemati, duke uruar mbarësi dhe mirëqenie të dy familjeve veleshtare.
KOHA JONË SONDAZH

