Falsifikimi i tamponëve, Greqia bllokon doganën e Kapshticës

Pas publikimit të lajmit ku u zbulua me fakte falsifikimi i tamponëve që nevojiten për të kaluar kufirin, ka ardhur edhe një reagim nga qeveria greke. Nga dita e nesërme me datë 20 nëntor, do të mbyllet pika kufitare e Kapshticës, ndërsa hapur mbetet Kakavija, Evzoni dhe Promahona. Për Shqipërinë, kalimi do të bëhet vetëm me test negativ të Covid-19 dhe vetëm nga Kakavija, pasi atje ka mundësi verifikimi në kohë reale.

SHKARKO APP