Falsifikohet raporti për Shqipërinë në PE. Eurodeputeti: Teksti do korrigjohet. Nuk ka negociata pa plotësimin e kushteve
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi mëngjesin e sotëm rezolutën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku thuhej se negociatat dhe mbledhja e parë ndërqeveritare do të hapen sa më shpejtë dhe pa kushte. Lajmi për këtë vendim, ku ishin hequr fjalët kushte ndaj Shqipërisë, u prit me entuziazëm në Tiranë.
Por rezulton se Parlamenti Europia ka bërë një gafë në publikimin e dokumentit për Shqipërinë, pasi teksti që është miratuar në komision ka pasur tjetër përmbajtje.
Erodeputeti David Lega thotë se dokumenti i PE do të korrektohet dhe varianti final për Shqipërinë përmban plotësimin e kushteve nga ana e qeverisë “Rama”.
“Në njoftimin për shtyp të Parlamentit Eeropian mbi raportin e PE për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. POR harron të përmendë “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli Europian”.
Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Deklarata për shtyp do të azhurnohet, me kërkesën time”,- shkruan eurodeputeti David Lega.
This is an factual, very important error as the conditionality is vital in this context. The press release will be updated, on my request.
➡️ https://t.co/nFpc6zv0uG— David Lega (@DavidLega) March 5, 2021
KOHA JONË SONDAZH

