Falsifikonte listë-pagesat, arrestohet ekonomisti i qendrës shëndetësore

Një 35 vjeçar, ekonomist pranë një Qendre Shëndetësore në Elbasan, është arrestuar pasi, në periudhën prill 2018 -maj 2020, ka përfituar një shumë lekësh, ka përfituar një shumë lekësh, duke falsifikuar listë- pagesat.

Në pranga ka rënë 35-vjeçari me iniciale E.S., banues në Elbasan.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi: E. S., 35 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas, me detyrë ekonomist pranë një Qendre Shëndetësore në Elbasan, në periudhën prill 2018 – maj 2020, ka përfituar një shumë lekësh, duke falsifikuar listë- pagesat”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet hetimore i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?