Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 19:51 Berisha: Këtë të shtunë ftojë në protestë, ora 12.00, të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka dërguar një mesazh anëtarëve të partisë, duke i ftuar të marrin pjesë në protestën kombëtare të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protestat në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha dhe Rama
  • Europa e Lirë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Big Brother VIP
  • Kompany
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protestat në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha dhe Rama
  • Europa e Lirë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Big Brother VIP
  • Kompany
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Famijarët e Aleks Nikës paditin Shqipërinë në Strasburg për 21 janarin: S’kanë kryer hetime efektive

Aktualitet E diel, 23 Maj 2021 13:12
Famijarët e Aleks Nikës paditin Shqipërinë në Strasburg për 21 janarin: S’kanë kryer hetime efektive
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kur kanë kaluar më shumë se 10 vite nga protestat e opozitës së asaj kohe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku humbën jetën 4 protestues dhe u plagosen dhjetra të tjerë, vrasja e Alesk Nikës, një prej protestuesve ka mbetur ende pa autor. Nisur nga ky fakt, familjarët e tij i janë drejtuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut ku kanë paditur shtetin shqiptar se nuk ka kryer hetime efektive.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka nisur shqyrtimin e padisë së ngritur nga familjarët e të ndjerit Aleks Nika, i cili ka humbur jetën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e 21 janarit 2011.

Mund t'ju interesojë

Berisha: Këtë të shtunë ftojë në protestë, ora 12.00, të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD

Berisha: Këtë të shtunë ftojë në protestë, ora 12.00, të gjithë anëtarët dhe simpatizan...

Para 5 minutash
Sindikatat e arsimit mbështesin protestën e studentëve më 24 tetor

Sindikatat e arsimit mbështesin protestën e studentëve më 24 tetor

Para 11 minutash
Pedagogu Jakaj: Studentët na mësuan të kërkojmë të drejtat tona

Pedagogu Jakaj: Studentët na mësuan të kërkojmë të drejtat tona

Para 1 ore

Tashmë drejt institucioneve të Shqipërisë është dërguar dhe dosja me kërkesat që ka Strasburgu për procesin e nisur nga prokuroria dhe drejtësia në vendin tonë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Familjarët akuzojnë Shqipërinë për një mungesë hetimi efektiv për zbardhjen e ngjarjes dhe për mohimin e aksesit të familjarëve në fazën hetimore të procesit.

Çështja në lidhje me vrasjen e Nikës ështe ende duke u hetuar, pasi policia dhe prokuroria nuk kanë mundur të përcaktojnë se cila nga armët e Gardës që ka qëlluar në 21 janar, ka shkaktuar vdekjen e tij.

GJEND i ka kërkuar informacion shtetit shqiptar se ku janë me hetimet dhe për çdo procedure të ndjekur, në funksion të zbardhjes së ngjarjes.

Gjithashtu shtetit shqiptar i është kërkuar informacion nëse familjarët e të ndjerit kanë patur akses në në fazën hetimore te procesit, dhe nëse kanë kërkuar të përfshihen në proces.

Nisur nga kërkesa e Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, avokatja e shtetit Enkelejda Muçaj, i është drejtuar me shkresë për informacion Sekretarit te Përgjitshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, dhe drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj.

Në shkresën që Rtv Ora disponon, Avokatura i kërkon institucioneve të mësipërme ti përcjellin çdo informacion të kërkuar, çdo akt dhe provë të administruar në funksion të procesit.

I riu nga Lezha, që u plagos rëndë më 21 janar rreth orës 14:45, gjeti vdekjen dy javë më pas në një spital në Turqi, ku u dërgua për kurim.

Atje mjekët nxorën plumbin nga trupi dhe predha iu dorëzua aurtoriteteve shqiptare per efekt ekspertimi.

Verifikimi i Policisë Shkencore do të bënte një krahasim të plumbit me 75 copë automatikë dhe rreth 60 armë pistoleta, të gjitha 9 mm, të sekuestruara te Garda e Republikës pas ngjarjeve të 21 janarit por dëmtimi i saj e bëri të pamundur identifikimin.

Predha ishte dëmtuar në vjaska, elementi i vetëm dallues që shërben për ekspertimin.

Bazuar në vjaskat (gjurmët) e lëna në predhë nga pjesa e brendshme e tytës së armës në momentin e qitjes, bëhet edhe identifikimi i automatikut apo pistoletës që ka kryer qitjen.

Në lidhje me dëmtimet e predhës hetuesit kanë dy versione, por që asnjëri prej tyre nuk është konfirmuar ende.

Varianti i parë është një rikoshetë e plumbit në ambient, para se të godiste viktimën dhe versioni i dytë është dëmtimi i plumbit në kockat e 36-vjeçarit nga Lezha, pasi nga ekzaminimet del se predha i kishte prekur atij një pjesë të kafkës së kokës.

Për këte arsye hetimi per të është pezulluar ndërsa është rihapur ne Prokurinë e Tiranës pas një kërkese të policisë në 10 vjetorin e ngjarjes.

Etiketat e lidhura

Aleks Nika
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha: Këtë të shtunë ftojë në protestë, ora 12.00, të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD
Para 5 minutash

Berisha: Këtë të shtunë ftojë në protestë, ora 12.00, të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD

Sindikatat e arsimit mbështesin protestën e studentëve më 24 tetor
Para 11 minutash

Sindikatat e arsimit mbështesin protestën e studentëve më 24 tetor

Ministrja Spahiu në Qendrën Shëndetësore nr.10: Janë 11 mjekë të rinj në praktikë, rritet vaksinimi HPV te djemtë
Para 15 minutash

Ministrja Spahiu në Qendrën Shëndetësore nr.10: Janë 11 mjekë të rinj në praktikë, rritet vaksinimi HP...

Humb betejën me sëmundjen, ndërron jetën artisja shqiptare. Dedikimi i së motrës: Deri në përjetësi në zemrat tona
Para 32 minutash

Humb betejën me sëmundjen, ndërron jetën artisja shqiptare. Dedikimi i së motrës: Deri në përjetësi në...

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 10 orësh

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 22 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Ja lista e drejtuesve që u është kërkuar dorëheqja e mënjëhershme…
Para 5 orësh

Ja lista e drejtuesve që u është kërkuar dorëheqja e mënjëhershme…

4 Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 5 orësh

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.