Familja e Enver Hoxhës nuk ka para në llogaritë bankare

Pasardhësit e ish-diktatorit Enver Hoxha nuk kanë para në llogari bankare.

Kjo është përgjia e Agjencisë së Pastrimit të Parave në Ministrin e Financave.

Sipas shkresës zyrtare, për 13 pjesëtar të afërm të Ermal Hoxhës, është kryer verifikimi pasuror në të gjitha llogarit bankare të bankave të nivelit të dytë në Shqipëri dhe rezultojnë të varfër, raporton ABC.

Në shkresa thuhet se llogaria më e majme është e një nga pjesëtarëve të ngushtë të familjes, që kishte një shumë deri në 3 milion lekë të vjetra të kursyera.

Kursimet e familjarëve të diktatorit varionin nga 200 mijë lekë deri në 3 milion lekë të vjetra, duke përfshirë këtu edhe kredinë që Ermal Hoxha kishte marrë për rikonstruksionin e shtëpisë.

Ndërkohë, Hipotekat ende nuk kanë sjell përgjigje në lidhje me pronat që figurojnë në emër të Ermal Hoxhës apo familjarëve të afërm të tyre.

Parparkisht, për disa ditë këto llogari janë bllokuar dhe më pas liruar, pasi shumat që disponin nuk lidhet me trafikun e drogës së bllokuar në Xibrakë.

SHKARKO APP