Familja e tragjedisë/Tre vetëvrasje në pak vite, e fundit horror

Nëna Zhaneta Josifi, 56-vjeçe dhe vajza Anisa Josifi, 30-vjeçe kanë ndërruar jetë ndërsa Blerta Josifi u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Cila është historia e familjes Josifi, me origjinë nga Bënja e Përmetit, e cila numëron tre vetëvrasje.

Kryefamiljari Lluk Josifi i ka dhënë fund jetës në Përmet, ndërsa gruaja e tij Zhaneta dhe dy vajzat Anisa dhe Blerta disa vite më pas kësaj ngjarjeje u shpërngulën në Tiranë. Mësohet se familja nuk kishte lidhje me sektin fetar kur banonte në Përmet, por më pas “tragjedia” i ndoqi në Tiranë.

Ngjarja ka marrë përmasa akoma më tragjike, pasi dyshohet se vajza kishte ndërruar jetë të paktën një vit më parë, ndërsa nëna dhe motra tjetër i lyenin trupin me vaj ulliri dhe uthull për të ngadalësuar procesin e dekompozimit, duke pritur kështu ringjalljen e saj.

SHKARKO APP