”Familja është haram”, 28 vjeçarja flet për kampin MEK: Gratë i sertilizonin, që të mos bënin fëmijë

Inxhinierja Margarita Ballco, tregon detaje tronditëse sesi funksiononte kampi MEK në Irak. Ajo tha se kishte dhunë, ndërsa gratë sterilizoheshin përmes ndërhyrjes kirurgjikale. Bllaco tregon se personat brenda në kamp stërviteshin për luftë.

“Në kamp nuk lejohet të kesh një marrëdhënie, të kesh një familje. Atje kishte dhunë, gratë sterilizoheshin përmes një ndërhyrje. Unë bashkëshortin, Hasanin e shikoja të frikësuar”, u shpreh 28-vjeçarja në një intervistë në ”Top Channel”.

Margarita 28-vjeçe dhe Hasani 43 vjeç janë njohur me njeri tjetrin në vitin 2018 përmes një mikeshe të përbashkët. Hasani ka studiuar dhe ka punuar si inxhinier ndërtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka ardhur në kampin e Munxhahedinëve në Manëz në 2016, por u arratis sepse kishte 18 vite pa folur me familjarët e tij dhe sigurisht donte të kishte një familje dhe kjo nuk lejohet brenda kampit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?