Familja kolumbiane e bllokuar në Durrës bërtet për ndihmë: Nuk blejmë dot as qumësht për foshnjën 6 muajshe
Çështja e Viviana Pieschacone bllokuar në Shqipëri është kritike. Me burrin e saj dhe foshnjën 6-muajshe, ajo është e izoluar në një Airbnb në qytetin portual të Durrësit, por për shkak të karantinës së saj dhe mungesës së një dokumenti shqiptar, ajo nuk mund të dalë ose të blejë ushqim për vajzën.
“Ne jemi të shqetësuar se nuk mund të dalim ose të blejmë qumësht për të dhe kemi akomodim vetëm deri më 3 prill. Tashmë kemi plotësuar formularin e Ministrisë së Jashtme, por nuk kemi marrë përgjigje”, i tha ajo medias spanjolle “EL PAÍS”.
Ata kishin udhëtuar në Evropë në shkurt për të vizituar Shqipërinë, Italinë dhe Madridin.
“Për fat të mirë nuk arritëm në Itali”, thotë Pieschacon.
Por tani ajo është e dëshpëruar sepse nuk ka kolumbianë në Shqipëri dhe konsullata më e afërt është në Itali.
Burimi: EL PAÍS
Përgatiti: Koha Jonë