Familja me 3 fëmijë në skamje, Rama: Nuk e prisja të ishte kaq e tmerrshme
Jetë në kushte të tmerrshme ajo që bën familja e Hysen Zhupanit në Shijak, ku burrë-grua dhe tre fëmijë jetojnë nën rrënojë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një video teksa ka shkuar t’i vizitojë në banesë dhe u premton se gjithçka do të ndryshojë. “Do shihemi shpejt, para se të vijë dimri, do ta rindërtojmë. Ta kisha dhënë fjalën që do vija, por nuk e prisja që ishte kaq e tmerrshme”- u thotë Rama.
“Mirëmëngjes, Kjo sot është ndryshe. Shumë ndryshe. Por desha ta ndaj me ju pa bërë asnjë koment. Ditë të mbarë të gjithëve miqtë e mi ?”- shkruan sot ne FB.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1654634484665472/?t=0
KOHA JONË SONDAZH

