Familja me 5 anëtarë në varfëri ekstreme
Familja Bulla jeton jo më shumë se dy kilometra nga qendra e qytetit të Peqinit por në varfëri ekstreme. Familja me pesë anëtarë jeton në një ngrehinë që ata e quajnë shtëpi.
6 mijë lekë në muaj janë të ardhurat e vetme në këtë familje. Frigoriferi është boshatisur sa që e zonja e shtëpisë del e kërkon lëmoshë nëpër fqinjët përreth. Pranvera thotë se edhe fëmijët i ka të sëmurë dhe se Shteti i ka harruar. 3 fëmijët janë të sëmurë por më problematike është gjendja e djalit, ku shpesh herë bëhet agresiv, pasi nuk ka se çfarë të hajë.
Bardhuli i kërkon ndihmë shtetit që të paktën ti sigurojë një strehë, pasi nuk kanë ku të fusin kokë, shtëpia i pikon dhe nuk kanë ngrohje. Dimri po vjen dhe jetesa e familjes Bulla brenda një dhome që futet uji sa herë bie shi po bëhet e pa mundur, e vetmja shpresë që i ka mbetur është tek Zoti dhe tek qytetarët.
KOHA JONË SONDAZH

