Familja në vështiresi ekomomike, babai: Une fle pa ngrënë, vajza 9 muajshe jo

“Unë mund të fle dhe pa ngrënë, por vajza ime 9 muajshe jo”. Kështu e nis rrëfimin Ermali, babai i një vajze 9 muajshe të cilën nuk ka se me çfarë ta ushqejë. Ai zgjodhi të bëjë publike situatën në të cilën ndodhet përmes  Abcnews.

Hallet e kësaj familje e kanë zanafillën që nga tërmeti i 26 Nëntorit. Banesa ku jetonte me qira u dëmtua dhe familja me 3 pjesëtare u detyrua që të shkojë në qëndër socile, e me pas me të voglën 9 muajshe në krah, ku të mundej për tu strehuar. Kryefamiljari thote që as bonus qiraje nuk kanë marrë.

YouTube player

Unë kam qenë me qira, kam kërkuar dhe po kërkoj ndihmë. U kam shkruajtur institucioneve shtetërore dhe anuk përgjigjen”, thotë ai.

Në këto kushte, disa ditë më parë, Ermali me familjen e tij u nisën nga Durrësi më këmbë deri në Tiranë për të kërkuar mbështetjen e një mikes së tyre, të cilën e njohën në qendrën sociale ku qëndruan gjatë periudhës post tërmet.

5 persona tashmë jetojnë në këtë banesë që u rrezikon jetën çdo ditë. Njëra anë e murit është gati për tu shembur.

“Muri mos sot nesër do të bjerë. Unë kam kërkuar ndihmë, te kryetari i bashkisë, i kam shkruar, më ka thënë lër numër kontakti. Por asnjëherë nuk më janë përgjigjur”, shprehet ai.

Ermali tregon se është edhe pa punë për momentin për shkak të izolimit në kuadër të masave për epideminë. Ndërsa bashkëshortja, që është me leje lindje, ende nuk ka marrë 12 mijë lekët që i takojnë.

“Edhe 120 mijë lekët që ajo merre për lejen e lindjes akoma nuk ia kanë hedhur. Problemi është me çfarë do ushqehemi. Më ka shpirti siklet”, thote ai.

Ermali kërkon ndihmë nga institucionet përgjegjëse të paktën të ushqejë familjen deri sa të kalojë situata e koronavirusit. /abcnews.al

SHKARKO APP