Familja që u shua në Itali, dhimbje e lotë në Shqipëri
Katër jetë u shuan në heshtje, larg atdheut, në një shtëpi që duhej të ishte strehë dhe u kthye në kurth vdekjeje.
Nga Grykshi i Madh në Peqin e deri në Porcari të Italisë, dhimbja sot nuk njeh kufij.
Një familje shqiptare u shua e gjitha, dyshohet nga helmimi me monoksid karboni, duke lënë pas një plagë të thellë jo vetëm për të afërmit, por për dy komunitete që sot vajtojnë së bashku.
Ishin prindër që kishin zgjedhur emigracionin për një jetë më të mirë dhe dy fëmijë që nuk patën kohë ta jetonin ëndrrën. Takimi i fundit me familjarët kishte qenë për Vit të Ri, në Shqipëri. Askush nuk e dinte se ishte lamtumira e fundit.
Sot, në Grykshin e Madh, shtëpitë janë mbyllur, fjalët janë pak, dhe dhimbja flet vetë. Një tragjedi që na kujton se emigracioni nuk është vetëm sakrificë, por shpesh edhe rrezik i heshtur, që godet pa paralajmërim.
KOHA JONË SONDAZH

