Familja shqiptare aksidentohet në New York, 3 të vdekur
Policia amerikane njoftoi se në një aksident tragjik kanë humbur jetë tre persona, mes të cilëve edhe një vajzë e vogël shqiptare.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën “Taconic State Parkway” në New York , kanë mbetur të vdekur 3 persona, ku mes të vdekurve në aksidentin që janë përfshirë 4 vetura ka mbetur edhe një vajzë shqiptare.
Shtetasi 33-vjeçar Nerim Simanoviç ishte duke udhëtuar drejt veriut me veturën e tij të tipit BMW kur është përplasur në anësoret e rrugës, duke goditur dy vetura të tjera, raportoi Departamenti i Policisë në New York.
Të vdekur kanë mbetur vajza e tij 2-vjeçare Leona, ndërsa gruaja e tij Blerta 22-vjeçe dhe vajza tjetër 1-vjeç Lira po trajtohen në Qendrën Mjekësore në Westchester.
Simanoviç është po ashtu aty, dhe që të tre thuhet të jenë në gjendje stabile.
Automjeti i Simanoviçit ka goditur një veturë të tipit Toyota në anën jugore, duke lënë të vdekur 61-vjeçaren Ledell Mulvaney dhe vajzën e saj 31-vjeçare Katherine Mulvaney. Ato u transportuan në Westchester po ashtu, ku edhe u konstatua vdekja e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

