Familja shqiptare aksidentohet rrugës për në martenitet

Një familje shqiptare në Itali ka pësuar aksident rrugës për në martenitet. Mësohet se Dorisa Hyka dhe bashkëshorti i saj Aldo Troklini ishin nisur drejt martenitetit, pasi 22-vjeçares i kishin ardhur dhimbjet e lindjes.

Automjeti i tyre u përplas me një tjetër në zonën e njohur si Borgo Roma. Për fat të mirë ky aksident nuk shkaktoi dëme por trembi pamasë nënën e re e cila duhet të mendonte për fëmijën që po vinte në jetë.

Në vendngjarje shkoi menjëherë ambulanca dhe 22-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dorisa Hyka solli një jetë një vajzë të quajtur Brea.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?