Familjarët e Bujana Bushit takojnë Nishanin: Dyshojmë se është grabitur e pastaj vrarë

Të afërmit e 32-­vjeçares Bujana Bushi që ndërroi jetë në aksidentin rrugor disa ditë më parë në aksin Kavajë-­Rrogozhinë janë takuar sot me Presidentin Bujar Nishani.

Në përfundim të takimit, familjarët e Bujana Bushit janë shprehur dyshues lidhur më ngjarjen, duke pretenduar se vajza mund të jetë grabitur e më pas vrarë.

Ndërsa thonë se Presidenti u shprehu mbështetje për hetim të ngjarjes, ata kanë kërkojnë ndihmën nga ministri i Brendshëm dhe nga drejtësia, për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të afërmit e Bujana Bushit pretendojnë se policia ka tentuar ta fshehë aksidentin, nuk u ka dhënë detaje për mënyrën se si ndodhi ,si dhe kanë deklaruar se Bujanës i janë zhdukur të gjitha sendet personale. Ato thotë se janë zhdukur gjithashtu 100 mijë euro, që sipas tyre kishte me vete 32­vjeçarja kur ndodhi aksidenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nga oficeri i policisë në Kavajë kërkova informacion por më ka mashtruar, më tha nuk ka vrasje në Kavaje. Dhe kur i kam kërkuar plaçkat e vajzës, më tha ia kam dhënë vëllait të drejtuesit të makinës. Vajza kishte orën e shtrenjtë që ia ka blerë i vëllai që është në burg, mbase 20 a 25 mijë euro. Ndërsa sot na kanë mbajtur një orë në polici pse u takuam me vëllain e drejtuesit të makinës në një tavolinë te lokali”, shprehet i afërmi i 32­vjeçares. Sipas tij, janë disa pyetje që drejtësia duhet t’u japë përgjigje: “Kush e mori vajzën në shtëpi, kush e mori nga shtëpia, ku do shkonin, dhe pse lajmëruan vëllain e shoferit, dhe jo ne. S’dimë kush e çoi në spital. Kërkojmë përgjigjen për këto pyetje, jo gjërat apo paratë. Paratë i gjen qeveria. Mbesa ishte me sy të dalë, mund të jetë goditur me levë në kokë. Vajzën e kam parë të deformuar në fytyrë”.

Në këtë ditë, nuk ka munduar as apeli i fëmijës së 32-­vejçares “Unë dua nga shteti shqiptar të zbardhet çështja e nënës time që të rritem pa hasmëri”. Ndërsa bashkëshorti i Bujana Bushit thotë se “nuk ka tërhequr ndonjëherë 100 mijë euro, por shumë të vogla, të cilat i ka të dokumentuara”. Apel drejtuar shtetit ka bërë edhe xhaxhai i 32­vjeçares, i cili thotë se policia e Vlorës i ka thirrur ditën e sotme deh sipas tij “i ka pritur në një mënyrë arrogante”. Aksidentin, familjarët e viktimës e konsiderojnë të qëllimshëm dhe akuzojnë policinë për fshehjen e ngjarjes. Ata ngrenë akuza ndaj rrugorëve të Kavajës për fshehje të rrethanave të aksidentit, vjedhje të parave si dhe të sendeve personale që vajza kishte me vete.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?