Familjarët e Marnikollaj, protestë para Ambasadës greke
Familja e 29-vjeçarit Pëllumb Marnikollaj, i cili mbeti i vrarë në stacionin e policisë në Athinë, nuk e pranojë se ai ështb hedhur nga dritarja, sipas versionit zyrtar të policisë Greke. Sakaq, ata bëjnë me dije se, ditën e nesërme, në orën 11:00 të paradites do të mbajnë një protestë tek blloku i ambasadave, pranë ambasadës greke në Tiranë.
Qëllimi i kësaj proteste është drejtësi për vdekjen e të riut shqiptar nga Rrila e Lezhës, në një komisariat policie në Greqi.
Pëllumb Marnikollaj, i cili jetonte si emigrant në Greqi, ishte arrestuar për vjedhje duke bërë 7 vite burg dhe prej 4 muajsh gjykata e kishte liruar, duke e lënë në detyrim paraqitje.
Me datën 3 Gusht, me kërkesë të policisë greke, Marnikollaj ishte paraqitur në komisariat, ku pas disa orësh gjeti dhe vdekjen.
Pas disa ditësh kërkime, trupi i pajetë i emigrantit u gjet në frigoriferin e varrezave “Agio Anargioro”, gati për t’u varrosur, duke u klasifikuar si kufomë pa identitet.
Familjarët e 29-vjeçarit pretendojnë se i afërmi i tyre ka gjetur vdekjen pasi është dhunuar barbarisht nga autoritetet policore greke.
Por kjo e fundit i ka mohuar këto akuza. Sipas versionit të policisë greke, Marnikollaj është hedhur nga dritarja, pasi e kuptoi se do ta arrestonin. Sipas autoriteteve greke, për Pëllumb Marnikollaj kishte urdhra të tjera arresti, që duheshin zbatuar.

KOHA JONË SONDAZH

