Familjarët e Mateos rikthehen në gropën e masakrës
Ka kaluar një javë nga krimi makabër që tronditi Shqipërinë, dhe brenda saj ngjarja është e mistershme. Familjarët e 8-vjeçarit Mateo, mes dhimbjes dhe thirrjes së vazhdueshme për varjen e autorit, sot u rifutën në shtëpinë e tmerrit, ku Çalamani pasi rrëmbeu, vrau dhe groposi të miturin.
Në qetësi, ata kanë ndezur qirinj në gropën ku u varros 8-vjecari. Brenda oborrit dhe banesës së 38-vjeçarit Çalamani ka orendi shtëpiake të vjetra, bizhuteri femrash, xhama të thyer, zinxhirë e gozhdë të mëdha ndërsa dhoma e tij ofron vetëm rrëmujë, ambient të çrregullt e të pistë.
Familjarët pretendojnë se një e afërme e familjes së Mateos di rrethanat e vërteta që shtynë 38-vjeçarin t’i marrë jetën fëmijës së mitur. Pritet që grupi hetimor të marrë deklaratat e personave ku dyshon familja e të zbardhet ngjarja makabër.
8-vjeçari u vra dhe mbi të nuk mund të fshihen histori apo ngjarje që nuk duhen dënuar. Organet e drejtësisë duhet të analizojnë çdo detaj, që të zbërthejnë krimin makabër, dhe të shuajnë çdo zë mbi ngjarjen që tronditi thellë shoqërinë shqiptare. Pse u vra Mateo dhe kush është i përfshirë në ngjarje? Drejtësia duhet të përgjigjet. Një ëngjulli nuk mund të fshihen mëkatet e të rriturëve.