Familjarët gjejnë të mbytur në pus një djalë të ri në Lushnje

Një djalë i ri është gjetur i mbytur në pus nga familjarët. Ngjarja e rëndë është shënuar gjatë kësaj të shtune, ku viktima është një 35-vjeçar.

Në fshatin Gjonas të Lushnjes, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin para banesës, D. S., 35 vjeç.

Nga këqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga probleme mendore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dyshohet se 35-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u hedhur në pus, në gjendje të rënduar psikologjike.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjes për vlerësim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?