Familjarët japin alarmin, zhduken dy vajza adoleshente nga Dibra

Dy vajza të moshave 15 dhe 19-vjeçe nga Dibra janë shpallur të zhdukura nga policia.

Alarmin për humbjen e vajzave e ka dhënë 61-vjeçari me inicialet D.P.

Ai ka deklaruar në polici se i janë larguar nga banesa vajza e tij 15-vjeçare me inicialet A.P., dhe mbesa 19-vjeçare me inicialet Xh.Sh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dyja kushërirat ishin së bashku në banesë, në fshatin Lishan, nga ku janë larguar për të mos u kthyer më.

Swiss Digital Mobile Reklama

Familjarët kërkuan për disa orë me radhë por pa rezultat. Babai i të miturës vendosi të kërkojë ndihmë në polici e cila ka nisur kërkimet.

Për momentin ka pak të dhëna rreth fatit të vajzave. Policia po vijon kërkimet në zonë ndëkorhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?