Fantastike – Refugjati nga Mali i Zi lë mbi tre milionë euro pasuri për fëmijët kosovarë
Një pasuri prej 2. 75 milionë paund, gati 3 milionë euro, e lënë nga një refugjati i Malit të Zi që prej kohësh kishte emigruar në Britani të Madhe do t’u jepet fëmijëve të Kosovës për t’i ndihmuar, shkruan BBC.
Ky është vendimi që ka marrë Gjykata e Lartë.
Veljko Aleksiç vdiq në vitin 2014, në moshën 91- vjeçare, por ai kishte lënë një testament të shkruar me dorë ku tregonte dëshirën e tij pas vdekjes. Testamenti ishte shkruar me gabime ortografike dhe shumë gabime gramatikore.
Miqtë, autoritetet e kishës dhe një ekspert dokumentesh u mor me intepretimin e dokumentit.
Gjyqtari Paul Matthews deklaroi ” edhe anglishtja e keqe mund të shërbejë për një qëllim të mirë”
Aleksiç kishte lindur në Mal të Zi në vitin 1923 dhe pas Luftës së Dytë Botërore kishte shkuar në Britani ku kishte punuar në minierë.
Ai ishte një nga shtatë fëmijët e familjes, por vetë nuk kishte pasur fëmijë.
Në moshën 70 vjeçare ai posedonte shtëpi në Cardiff, Londër dhe Mal të Zi, gjithashtu ishte aksioner në disa kompani.
Edhe pse ishte bërë shtetas britanik nuk kishet mësuar asnjëherë të shkruante dhe fliste mirë gjuhën angleze, shkruan BBC.
Shoqja e tij e ngushtë, Stanka Breben, kishte luftuar gjatë gjithë kohës që vullneti i tij të plotësohej dhe paratë të shkonin aty ku ai kishte dashur.
Pas dëgjimit të dëshmive, gjykatësi Mattheës vendosi që shumica e pasurisë së Aleksiç duhet t’i shkojë Kishës Ortodokse Serbe në Londër.
Ai gjithashtu vendosi që paratë duhet të shpenzohen për “njerëzit në nevojë, veçanërisht për fëmijët në Kosovë”.

