Faqja e specializuar për tërmetet EMSC jep lajmin e mirë

Faqja e specializuar për tërmete All Quakes – EMSC, ka raportuar në kohë reale të gjithë tërmetet që kanë lëkundur Shqipërinë.

Përmes dy postimeve të Twitter, EMSC ka shprehur solidaritet për shqiptarët që po kalojnë ditë të vështira, pas dëmeve që la tërmeti.

Gjithashtu ata kanë dhënë lajmin e mirë duke treguar tabelën se numri i tërmeteve po zvogëlohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për miqtë tanë në Shqipëri që kaluan 2 netë shumë të vështira, këtu është evolucioni në kohë i sizmicitetit. Siç e keni vërejtur numri i lëkundjeve po zvogëlohet, që është ajo që vërehet përgjithësisht pas një tërmeti të fuqishëm”, thuhej në një nga postimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?