Fasha për konsumatorët familjarë, Karakaçi e zbulon: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë në vitin 2026
Drejtuesi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakçi, është shprehur se në vitin 2026 nuk do të ketë rritje të rritje të çmimit të energjisë.
Karakçi gjithashtu shtoi edhe se familjet e kanë shfrytëzuar maksimalisht uljen e çmimit të energjisë për ata që harxhojnë nën 700 KW, duke mos e kaluar këtë fashë.
“Çmimi vazhdon të jetë i ulur, patjetër që nuk do të ketë rritje çmimi në vitin 2026, pra do jetë i njëjti çmim i miratuar me ulje në vitin 2025. E theksoj faktin se ne bëmë një ulje çmimi me 10.5 % në vitin 2025, që do vazhdojë të jetë i aplikueshëm edhe në vitin 2026.
Nga shifrat e kompanisë shikoj dy gjëra interesante, që të jem korrekt përsa i përket çmimit. E para ne mendonim që fasha e klientëve të cilët do e kalonin këtë 700 KW që kishte çmimin e ulët do ishte më e lartë”.
KOHA JONË SONDAZH

