Fasoneritë ”infektojnë” Vlorën: 6 punonjëse me Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 67 raste të reja me Covid-19 në vend dhe 1 humbje jete.
Nga rastet e reja, 6 prej tyre janë në qytetin e Vlorës.
Gazetari i Ora News Edi Ruçi, informon se personat e infektuar janë punonjëse të fasonerive.
Katër prej tyre punonin te fasoneria e këpucëve ndërsa dy të tjera në fasonerinë e cila u mbyll ditën e djeshme.
Deri më tani janë regjistruar 2,114 raste poztitivë me Covid-19, dhe janë shënuar 47 persona.